Albena Reshitaj, kandidate e LDK-së për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se pas 7 qershorit Kosova nuk ka alternativë tjetër përpos që partitë politike ta përqafojnë rezultatin e votës demokratike.
“Duhet ta kuptojnë partitë politike që Kosova është e të gjithëve, nuk është pronë e askujt”, ka thënë ajo.
Ajo ka kritikuar partinë në pushtet për përdorim të “kuletës së shtetit” kur i konvenon asaj, duke keqpërdorur djersën e qytetarëve të vendit.
“Nuk duhet t’i shfrytëzojë taksat e të gjithë popullit për interesa të veçanta partiake, kam qenë gjithmonë zë kundër i kësaj”, ka thënë ndër të tjera Reshitaj.
https://www.youtube.com/watch?v=4z2QMenN81U






