Reshitaj: 80 për qind e qytetarëve i kanë besuar punës së presidentes Vjosa Osmani

featured
Press Online
06 Qershor 2026, 17:29

Albena Reshitaj, kandidate e LDK-së për deputete në zgjedhjet e 7 qershorit, në emisionin FIVE në RTV Dukagjini ka thënë se “80% e popullatës i ka besuar punës së presidentes Vjosa Osmani”.

“Sa herë janë bërë sondazhet, i dini rezultatet për besimin dhe punën që bën presidentja Osmani. Ka qenë një besim i jashtëzakonshëm që e ka marrë si presidente”, ka thënë ajo.

Ajo tutje ka thënë se, po të kishte mundësi që presidenti të zgjidhej me votë të drejtpërdrejtë të popullit, është e bindur se Osmani do ta fitonte edhe një mandat.

“Po ku ka më mirë që të kemi njerëz të zotë, të cilët dinë të na përfaqësojnë”, ka thënë ajo, duke shtruar pyetjen se pse dikush i frikësohet njerëzve të zotë që të jenë në krye të shtetit, e aq më shumë grave të zonja që dinë të udhëheqin dhe kanë guxim intelektual.

https://www.youtube.com/watch?v=t8NyMp400Qc

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter