“Çmimi 200 mijë euro…”/Ermal Hadribeaj tregon shifrat marramendëse: Boksierët më me emër fitojnë deri në 100 milion dollarë për ndeshje…

featured
Press Online
05 Qershor 2026, 15:12

I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë boksieri i njohur shqiptar Ermal Hadribeaj, për të cilin po bëjnë jehonë edhe mediat e huaja. Ai ka rrëfyer më shumë mbi karrierën e tij, por dhe duke treguar disa detaje të tjera eksklusive…

Si janë të ardhurat në këtë sport?

Është pak e ndërlikuar, në boks nuk paguhesh shpejt. Kur vjen në nivele të larta, aty fitojnë çmime të mëdha dhe marramendëse. Boksierët më me emër fitojnë deri në 100 milion dollarë për një ndeshje. Janë çmime marramendëse, prandaj kanë marrë dhe një famë shumë të madhe sepse kanë fituar shumë të mëdha parash. Por që të jemi me këmbë në tokë. Unë kam vite që merrem dhe vonë kam filluar që të paguhem. Nuk më ka tërhequr leku, sepse doja që të vija në këtë moment, që të gjithë këto vite të paguhen. Por nuk është e lehtë. Shumë veta e lënë përgjysmë sepse fillojnë hallet, duhet të punojnë, nuk e përballojnë dot, stresohen. Unë i kam kaluar të gjitha këto dhe kam bazhduar që të qëndroj. I them të gjithëve që duroni, sepse të mirat do të vijnë gjithmonë. Është çështje durimi.

Çmimi që ke sjellë sot në studio, çfarë benefiti sjell përveç titullit dhe krenarisë?

Më sjell 200 mijë euro… Por më beso që kjo nuk mbulon as çerekun e shpenzimeve që kam pasur deri sot. Bëhet fjalë që kam shpenzuar 1 milion dollarë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter