Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Toshkovski: Sistemi do t’i “kapë” edhe targat e huaja, priten masa më të rrepta për trotinetët elektrikë

Press Online4 Qershor 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, gjatë pjesëmarrjes në emisionin “Top Tema” në Telma TV, paralajmëroi një sërë reformash dhe kontrolle të shtuara në trafik. Ai foli për efikasitetin e sistemit të kamerave, sigurinë e motoçiklistëve, si dhe për problemin në rritje me trotinetët elektrikë, përcjell PressOnline.al.

Duke iu përgjigjur kritikave se sistemi aktual i kamerave nuk i njeh targat e huaja, Toshkovski theksoi se po punohet për zbatimin dhe përmirësimin e plotë të sistemit.

“A i regjistrojnë kamerat targat e huaja? Po. A do të jenë subjekt i ndëshkimit? Po. Sistemi është në fazë përmirësimi dhe qytetarët së shpejti do të shohin se si do të procesohen këto shkelje. Nuk kemi bërë mrekulli, por pa dyshim kemi përmirësuar shumë gjëra”, deklaroi Toshkovski, duke shtuar se rezultatet e para të dukshme priten brenda rreth një muaji.

Ministri ndau statistika shqetësuese për muajin e kaluar, ku nga 12 viktima në aksidentet rrugore, deri në 5 kanë qenë motoçiklistë. Ai theksoi se policia do të veprojë “maksimalisht në mënyrë represive” ndaj atyre që vozisin në mënyrë të rrezikshme nëpër rrugë.

“Për tre nga viktimat jam i sigurt se nuk mbanin helmetë. U bëj thirrje të gjithë atyre që drejtojnë motoçikleta – mbani gjithmonë helmetë! Helmeta nuk mbahet për dikë tjetër, por për veten, ajo shpëton jetë”, nënvizoi ministri.

Trotinetët elektrikë u përmendën si një sfidë e madhe për sigurinë në komunikacion. Toshkovski zbuloi se tashmë është konsultuar me shumë ambasadorë për përvojat e vendeve të tyre dhe paralajmëroi ndryshime ligjore.

“Këtu mendoj se duhet të shkojmë drejt një zgjidhjeje më radikale sa i përket ndalesave, kufirit të moshës për përdorim dhe ndoshta edhe regjistrimit. Trotinetët janë një problem i madh nga aspekti i sigurisë në trafik dhe shpresoj që shumë shpejt të kemi zgjidhje konkrete”, tha ai.

Sa i përket masës së re që lejon drejtimin e motoçikletave deri në 125 kubikë me patentë të kategorisë “B”, Toshkovski sqaroi se kjo është një përgjigje ndaj kërkesave të qytetarëve dhe është në përputhje me praktikat evropiane, si në Spanja, Italia dhe Greqia.

“Kemi lejuar drejtimin e motoçikletave deri në 125 kubikë për ata që i plotësojnë kushtet ligjore – moshën e përshtatshme dhe ndjekjen e orëve edukative në autoshkolla. Konsiderojmë se kjo është një masë e mirë, me kusht që të respektohen rregullat, të mbahet helmeta dhe të vozitet me shpejtësinë e lejuar”, përfundoi Toshkovski. (PressOnline.al)

Previous ArticlePolicia në Jarinjë gjen dokumente të falsifikuara në veturën e dy shtetasve serbë
Next Article Në Komisionin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian u miratuan 11 amendamente kompromisi dhe dy amendamente të eurodeputetëve bullgarë

Lajme të ngjashme

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gostivari po merr pamje festive në prag të festës së 28 Nëntorit.…

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka…

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.