Fushata dhjetëditore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit ka hyrë sot në ditën e shtatë. Subjektet politike kanë vazhduar aktivitetet e tyre zgjedhore në komuna të ndryshme të Kosovës, duke mbajtur tubime, takime me qytetarë dhe prezantime të programeve elektorale.
Fushata, e cila nisi më 28 maj, do të zgjasë deri më 7 qershor në orën 07:00, kur do të hapen qendrat e votimit në të gjithë vendin.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ta nisë agjendën e saj në orën 17:00 me një tubim në Viti, për të vazhduar më pas në Gjilan, Ferizaj dhe Prishtinë.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të mbajë tubime zgjedhore në Han të Elezit, Kaçanik dhe Fushë Kosovë, ndërsa Dega e PDK-së në Podujevë do të organizojë një tubim të veçantë elektoral në Teatrin “Avdush Hasani”.
Ndërkaq, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë tubim zgjedhor në Deçan, duke filluar nga ora 18:00.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë aktivitetet e saj zgjedhore me tubime në Lipjan dhe Podujevë, ku do të prezantojë programin dhe kandidatët para qytetarëve.



