Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me qytetarët në Runik të Skënderajt, ku ka diskutuar për mbështetjen elektorale dhe angazhimin e partisë në terren.
Rama tha se në këtë lokalitet ka gjetur qytetarë që, sipas tij, vazhdimisht kanë qenë krah PDK-së dhe kanë mbështetur subjektin politik në periudha të ndryshme.
“Në Runik të Skënderajt u takova me qytetarë që gjithmonë kanë qenë krah nesh.
Edhe kësaj radhe, i gjeta me plot besim e motiv që me 7 qershor PDK-së t’ia sjellim fitoren”, ka shkruar Rama.



