Costa nesër në Kosovë, Policia njofton masat e sigurisë

featured
Press Online
02 Qershor 2026, 19:03

Policia e Kosovës ka njoftuar opinionin publik se nesër do të ndërmarrë masa të veçanta sigurie dhe menaxhimi të trafikut me rastin e vizitës zyrtare të Presidentit të Këshillit të Evropës, Antonio Costa.

Sipas njoftimit, Policia do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për të garantuar sigurinë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për të menaxhuar qarkullimin rrugor gjatë zhvillimit të aktiviteteve të parapara në kuadër të vizitës, njofton Dukagjini.

Autoritetet policore bëjnë të ditur se, për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve, do të ndërmerren masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe orientimin e trafikut në rrugë alternative, në varësi të nevojave operative dhe vlerësimeve të sigurisë.

Mes tjerash, thekson se Policia do të veprojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e këtyre masave në lëvizjen e qytetarëve.

Në këtë kuadër, Policia kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.