Monika Kryemadhi flet për ish-banorët e BBVIP 5: “Komunikoj me… ”

featured
Press Online
01 Qershor 2026, 18:00

E ftuar në panelin e “She’s On Top”, Monika Kryemadhi ka folur për marrëdhëniet që ka ruajtur me ish-banorët e Big Brother VIP Albania pas përfundimit të spektaklit.

Teksa komentoi raportin me Brikena, ajo u shpreh se ka përshtypje shumë të mira për të dhe mendon se ajo ka paguar një çmim në raport me lidhjen e saj me Mateo.

Shumë e mirë. Jemi takuar te grimi për post-BBVIP. Pastaj nuk jam takuar më. Nuk kam takuar shumë njerëz pas Big Brother-it. Brikena më pëlqen. Mateo nuk më pëlqen më shumë se Brikena. Brikena mori një kosto në lidhjen e saj me Mateon. Shpresoj që lidhja e tyre të jetë sa më e gjatë

-u shpreh Kryemadhi.

Ajo foli edhe për Rogert, duke treguar se vazhdojnë të komunikojnë në rrjetet sociale dhe se, sipas saj, ai është krejt ndryshe jashtë shtëpisë së famshme.

Në Instagram komunikoj me Rogertin, me Gretën. Ai nuk është ashtu si në BB. Në BB donte të tregonte anën e keqe të një individi për të mbijetuar

-tha ajo.

Kryemadhi zbuloi se ka mbajtur kontakte edhe me Selin Bollati dhe Greta.

Edhe me Selin kam komunikuar. Këtë të diel takova Gretën me Onon. I thashë që je bërë shumë e bukur. Më bëri shumë përshtypje

-deklaroi ajo.

Deklaratat e Monika Kryemadhit kanë ngjallur reagime mes ndjekësve të formatit, veçanërisht komenti i saj për raportin mes Brikenës dhe Mateos, një nga historitë më të diskutuara të këtij sezoni të BBVIP.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

ile Haber Hakkında Sohbet

ile Haber Hakkında Sohbet

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.