Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama, ka zhvilluar mbrëmë një takim me qytetarë në lagjen Matiqan, ku janë diskutuar shqetësimet dhe kërkesat e tyre.
Rama thekson se në këtë takim kanë marrë pjesë qytetarë nga disa lagje, të cilët, sipas tij, po kërkojnë ndryshim në qeverisje.
“Mbrëmë në Matiqan u takuam me qytetarë nga disa lagje, të cilët kërkojnë ndryshim. Zëri i tyre duhet të dëgjohet dhe do të dëgjohet, pasi bashkë do t’i themi STOP keqqeverisjes dhe krizave të vazhdueshme”, ka shkruar Rama.




