Fansat kritikojnë Adam Sandler për paraqitjen në premierën e filmit të gruas së tij? Pse?

featured
Press Online
28 Maj 2026, 23:14

Adam Sandler është bërë sërish viral në rrjetet sociale, por kësaj here jo për një rol të ri apo batutat e tij, por për mënyrën si u paraqit në premierën e filmit të bashkëshortes së tij në Los Angeles.

Aktori 59-vjeçar shoqëroi gruan e tij, Jackie Sandler, në premierën botërore të filmit të ri të Netflix, “Office Romance”, ku ajo luan përkrah Jennifer Lopez.

Ndërsa Jackie u shfaq elegante me një fustan të zi me shkëlqim dhe taka të larta, Adam Sandler qëndroi besnik stilit të tij të zakonshëm sportiv dhe shumë casual.

Aktori i “Uncut Gems” kishte veshur një bluzë portokalli me kapuç të ekipit New York Knicks, pantallona sportive blu dhe atlete jeshile me lidhëse vjollcë.

Pamja e tij shkaktoi menjëherë reagime të shumta në rrjet, ku shumë fansa kritikuan faktin që ai nuk kishte zgjedhur një veshje më elegante për eventin e rëndësishëm të bashkëshortes.

Vërtet nuk mund të vishte një këmishë dhe pantallona klasike?

-shkroi një komentues, ndërsa një tjetër e cilësoi paraqitjen e tij “të turpshme”.

Disa përdorues të rrjeteve sociale theksuan se, edhe pse Sandler njihet për stilin e tij të relaksuar, në një premierë të tillë mund të kishte bërë më shumë përpjekje.

Kur promovon filmat e tij është në rregull, por për eventin e gruas së tij mund të kishte veshur të paktën një polo dhe pantallona normale

-shkroi një fans tjetër.

Megjithatë, pati edhe nga ata që e mbrojtën aktorin, duke thënë se stili i tij autentik është pikërisht ajo që e bën Adam Sandler-in të ndryshëm nga yjet e tjerë të Hollywood-it.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter