Mojtaba Khamenei: SHBA-të dhe Izraeli duan ta gjunjëzojnë Iranin

featured
Press Online
28 Maj 2026, 23:12

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, tha sot se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli po kërkojnë ta “gjunjëzojnë vendin” pas armiqësive të fundit midis dy venE madhee dhe Iranit, të cilat janë më seriozet që nga hyrja në fuqi e armëpushimit më 8 prill.

“Plani i verbër i armikut, pas luftës që na është imponuar, presioneve ekonomike, sulmeve politike dhe propagandës, është të krijojë përçarje dhe shkatërrim në mënyrë që të kompensojë humbjet e tij ushtarake dhe ta gjunjëzojë kombin”, tha Mojtaba Khamenei, sipas një deklarate me shkrim të transmetuar në televizionin shtetëror.

Në këtë mesazh, të transmetuar me rastin e përvjetorit të parlamentit iranian, udhëheqësi suprem i Iranit bëri thirrje edhe një herë për unitet kombëtar dhe “kohezion” të iranianëve.

Mojtaba Khamenei, 56 vjeç, pasoi të atin, Ali Khamenei, i cili u vra në ditën e parë të sulmeve amerikane-izraelite më 28 shkurt, të cilat nxitën hakmarrjen e Teheranit në të gjithë rajonin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter