Justin Bieber shfaqet i vetëm në Los Angeles! Detaji rozë në look-un e tij merr gjithë vëmendjen?

featured
Press Online
26 Maj 2026, 02:36

Justin Bieber është fotografuar i vetëm gjatë një daljeje për mëngjes në Los Angeles, ku tërhoqi vëmendjen me stilin e tij të pazakontë.

Këngëtari u shfaq me një kombinim casual, duke veshur pantallona të gjera gri, këpucë jeshile, një pulovër të bardhë dhe xhaketë të zezë prej lëkure.

Megjithatë, detaji që ra më shumë në sy ishte kapela rozë, e cila kompletoi look-un e tij dhe u komentua menjëherë në rrjetet sociale.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Hailey Bieber, ka qenë aktive në rrjetet sociale duke ndarë momente nga udhëtimi i saj i fundit në Koreja e Jugut.

Modelja publikoi disa fotografi ku shihet duke kaluar kohë me miqtë, duke vizituar kafene të ndryshme dhe duke shijuar atmosferën e qytetit.

Në disa prej imazheve, Hailey u shfaq me kombinime elegante dhe minimaliste, ndërsa në të tjera pozonte para pamjeve panoramike urbane.

Çifti Bieber vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes jo vetëm për jetën personale, por edhe për projektet e tyre në biznes.

Hailey po shijon suksesin e markës së saj Rhode, ndërsa Justin vazhdon të punojë me linjën e tij të modës “SKYLRK”.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter