Komunikata e plotë e VLEN-it
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti vazhdon ta vajtojë Open Ballkanin. Në një përpjekje të përsëritur për ta rehabilituar agresorin, ai thotë se paqja rajonale bëhet në bashkëpunim me Sërbinë.
Me të njejtën Serbi që nuk e njeh Kosovën, nuk ka kërkuar falje për gjenocidin e viteve ‘99 dhe vazhdon të sponzorizojë sulme terroriste si ai i Banjskës, për të cilin Ahmeti nuk foli kurrë.
Me të njejtën Serbi që vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, që ne e shohim si parakusht për normalizimin e marrëdhënieve mes dy popujve.
Qeveria VLEN ka përcaktim të qartë: Lidhje me Shqipërinë dhe Kosovën përmes Korridorit 8, autostradën Shkup – Bllacë, rrugën Tetovë – Prizren dhe One Stop Shop në vendkalimet kufitare.
Ndërsa nostalgjikët e Open Ballkanit duhet ta kuptojnë se çështja kombëtare kurrë më nuk do të bëhet peng e interesave të ngushta grupore e familjare, e as monedhë në transakcionet e dyshimta të krushkut që na e solli Alta Bankën.


