Banorët e Prishtinës tashmë do ta kenë më të lehtë largimin e mbeturinave vëllimore nga shtëpitë e tyre, falë një shërbimi të ri të lansuar nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Kryeqytet.
Përmes platformës online “mbeturinat.com”, qytetarët mund të caktojnë termin për marrjen e mobiljeve të vjetra, frigoriferëve të prishur, tavolinave dhe senE madhee të tjera që nuk u nevojiten më.
Sipas njoftimit, qytetarët duhet vetëm të hyjnë në platformë, të zgjedhin ditën e përshtatshme dhe të rezervojnë termin online, ndërsa ekipet e komunës do të shkojnë deri te dera për t’i marrë mbeturinat falas.
Nga Komuna e Prishtinës bëhet thirrje që mbeturinat vëllimore të mos lihen pranë kontejnerëve apo në rrugë, pasi ky shërbim synon të lehtësojë menaxhimin e mbeturinave dhe të mbajë qytetin më të pastër.
“Shpejt, lehtë dhe pa telashe”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike të Kryeqytetit.



