Bie çmimi i naftës për dy centë

featured
Press Online
24 Maj 2026, 11:43

Sot dhe nesër në Kosovë, sipas çmimeve maksimale të lejuara të paraqitura nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, nafta do të jetë dy centë më lirë.

Sot (e diel) çmimi i naftës është 1.61 euro për litër, i benzinës 1.53 euro për litër dhe i gazit 0.75 euro për litër.

Të shtunën ka qene nafta  1.63 euro për litër.

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter