Milani shumë pranë marrëveshjes me Goretzkan, kuqezinjtë zgjedhin kë do largojnë mes Pulisic dhe Leaos

featured
Press Online
23 Maj 2026, 04:24

Gazetari italian Orazio Accomando ka zbuluar detaje të reja mbi planet e Milanit në merkaton e verës, duke përfshirë negociatat për Leon Goretzka dhe situatën e komplikuar të dy yjeve ofensivë, Rafael Leao dhe Christian Pulisic.

Sipas Accomando-s, drejtuesit e Milanit kanë rreth dy muaj që po negociojnë me mesfushorin gjerman të Bayern Munich.

“Rossonerët” i kanë ofruar Goretzkës një kontratë trevjeçare me vlerë 5.5 milionë euro në sezon, plus bonuse shtesë.

Negociatat mes palëve po ecin pozitivisht, megjithatë mbetet ende për t’u zgjidhur çështja e bonusit të firmës, që konsiderohet pika kyçe për finalizimin e marrëveshjes. Sipas raportimeve, transferimi mund të realizohet edhe nëse largohet Luka Modrić.

E ardhmja e Leao dhe Pulisic në dyshim

Accomando foli edhe për situatën e Rafael Leaos dhe Christian Pulisic, duke lënë të kuptohet se Milani mund të sakrifikojë një nga dy lojtarët nëse Massimiliano Allegri vazhdon në stol.

“Nëse Allegri qëndron, është shumë e vështirë që Leao dhe Pulisic të qëndrojnë të dy në skuadër,” raportoi gazetari italian.

Sipas tij, Milani është i gatshëm të dëgjojë oferta, veçanërisht për amerikanin Pulisic, i cili thuhet se ka refuzuar ofertën e parë të klubit për rinovimin e kontratës.

 

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter