Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bëri sot homazhe në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës në Burgun e Dubravës, ndërmjet 19 dhe 24 majit të vitit 1999.
Gjatë fjalës së tij, Kurti u shpreh se të burgosur politikë, civilë shqiptarë, u vranë mizorisht, ndërsa theksoi se emrat e viktimave të Dubravës, të gdhendur në memorial, janë aktakuzë e përhershme kundër atyre që urdhëruan, organizuan dhe ekzekutuan këtë krim.
“Dubrava mbetet dëshmi për ekzekutimet masive e gjenocidale të shqiptarëve, për torturat dhe keqtrajtimin ndaj të burgosurve shqiptar, por edhe për shpirtin liridashës të të burgosurve politikë, që nuk thyhej e nuk dorëzohej para torturave në burgjet serbe”, tha Kurti.
27 vjet nga masakra e Dubravës



