Iniciativa e pesë venE madhee anëtare të Bashkimit Evropian po shihet si mundësi për një qasje më të shpejtë të venE madhee të Ballkanit Perëndimor drejt sistemit evropian, por mbetet dilema kryesore: a bëhet fjalë për një rrugë reale drejt anëtarësimit në BE, apo vetëm për një emër të ri të pritjes së gjatë në dyert e Unionit.
Propozimi, pas të cilit qëndrojnë Austria, Çekia, Italia, Sllovakia dhe Sllovenia, parasheh integrim gradual të venE madhee kandidate në pjesë të caktuara të sistemit evropian edhe para anëtarësimit të plotë. Kjo nënkupton se vendet e Ballkanit Perëndimor, nëse i plotësojnë kushtet e caktuara, mund të fitojnë qasje hap pas hapi në programet evropiane dhe në segmente të tregut të përbashkët, informon PressOnline.al
Sipas dokumentit të përcjellë nga Euractiv, integrimi gradual nuk do të duhej të ishte përjashtim, por qasje sistematike. Në të përmenden fusha si transporti, energjetika, tregu digjital dhe politikat për lëndët e para kritike.
Analisti politik Andreja Stojkovski nga Instituti “Prespa” në një pronincim për Slloboden Peçat vlerëson se ky model mund të jetë nxitje serioze për reforma, nëse qytetarët dhe ekonomia i ndiejnë përfitimet konkrete para anëtarësimit formal në BE, përcjell PressOnline.al
“Në vitet e fundit, në rajon është krijuar ndjenja se procesi eurointegrues është politikisht i ngadalshëm dhe shpesh i paparashikueshëm. Prandaj, çdo model që sjell përfitime konkrete ekonomike, infrastrukturore ose institucionale mund ta rikthejë besimin në perspektivën evropiane”, thotë Stojkovski.
Megjithatë, ai paralajmëron se ekziston rreziku që integrimi gradual të shndërrohet në alternativë të përhershme për anëtarësimin e plotë, në vend që të jetë vetëm fazë kalimtare drejt BE-së.
Sipas tij, për Maqedoninë e Veriut, përfitimet mund të jenë të dukshme në disa sektorë. Në transport, kjo do të nënkuptonte lidhje më të mirë me korridoret evropiane, qarkullim më të lehtë të mallrave dhe shërbimeve, më pak barriera administrative dhe qasje më të mirë në fondet infrastrukturore evropiane. Në energjetikë, mund të sjellë siguri më të madhe energjetike, lidhje më të mirë me sistemet rajonale dhe evropiane, si dhe më shumë investime në burime të ripërtëritshme dhe tranzicion të gjelbër.
Në tregun digjital, qytetarët do të mund t’i ndienin përfitimet përmes lidhjes më të mirë digjitale, uljes graduale të kostove të roamingut, harmonizimit me standardet digjitale evropiane dhe hapjes së mundësive të reja për sektorin vendor të IT-së dhe kompanitë start-up.
Por Stojkovski thekson se këto përfitime do të varen nga kapaciteti i shtetit për të zbatuar reforma, për të garantuar siguri juridike dhe për të ndërtuar institucione funksionale.
Nga ana tjetër, analisti politik Sinisha Pekevski vlerëson se kjo qasje e BE-së është më shumë mënyrë për të treguar se Unioni po punon për afrimin e venE madhee të Ballkanit Perëndimor, edhe pse, sipas tij, pranimi i anëtarëve të rinj nuk do të ndodhë derisa vetë BE-ja të reformohet.
“Për të bërë reforma, nuk duhet të presim që dikush të na shtyjë ose të na japë mundësi. Ne vetë duhet të reformohemi për ta çuar vendin në drejtimin e duhur. Me besim në gjyqësor prej 0 për qind dhe me partiizim të shtetit në çdo nivel, nuk ka përparim, pavarësisht se çfarë kërkon BE-ja nga ne”, thotë Pekevski.
Sipas tij, në teori reformat duhet t’i mundësojnë zhvillim Maqedonisë, por në praktikë, nëse nuk ndryshon modeli i brendshëm i qeverisjes, vendi rrezikon të përballet me emigrim edhe më të madh dhe ngecje ekonomike.
Në këtë kontekst, lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, i bëri thirrje kryeministrit Hristijan Mickoski që së bashku t’i miratojnë ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, si kusht për vazhdimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
Filipçe tha se opozita është e gatshme ta ndajë përgjegjësinë për këtë proces, duke theksuar se vendi nuk guxon ta humbasë momentin aktual.
“Do të mbetemi anash, nuk do të kemi mundësi, nuk do të mund të mbijetojmë. Nuk do të kemi para prej nga të marrim, do të zhytemi në varfëri, ndërsa të rinjtë do të largohen nga vendi”, deklaroi Filipçe.
Ndërkohë, deputeti i VMRO-DPMNE-së dhe ish-ministri i Jashtëm, Antonio Milloshoski, tha se Maqedonisë i nevojitet një qëndrim i qartë dhe i përbashkët nga vendet anëtare të BE-së për atë se cila është oferta reale për anëtarësimin e vendit.
“Neve na lëndon fakti që ndonjëherë ekzistojnë oferta si fraza, ndërsa më pas realizimi nuk është i sinqertë. Për ne, anëtarësimi në BE është shndërruar në një cak që vazhdimisht lëviz”, deklaroi Milloshoski.
Nga Bullgaria, ndërkaq, vjen mesazhi se nuk do të lejohet rinegocim i kushteve. Ministrja e Jashtme bullgare, Velislava Petrova-Çamova, deklaroi për BGNES se integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut varet nga zbatimi i konsensusit evropian të korrikut 2022.
Sipas saj, Bullgaria kundërshton kategorikisht çdo përpjekje për t’i anashkaluar ose rinegociuar obligimet e marra.
Sipas Kornizës Negociuese, për të vazhduar procesi i negociatave ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, bullgarët duhet të përfshihen në Preambulën e Kushtetutës.
Kështu, ndërsa iniciativa e pesë venE madhee të BE-së hap një mundësi të re për përfitime graduale dhe afrim praktik me Unionin, çështja kryesore mbetet e hapur: a do të jetë kjo një rrugë më e shpejtë drejt anëtarësimit, apo vetëm një “dritare evropiane” pa çelësin e derës kryesore.



