Pesë vende të BE-së propozojnë model “hap pas hapi” për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor

featured
Press Online
22 Maj 2026, 11:42

Austria, Italia, Çekia, Sllovakia dhe Sllovenia kanë iniciuar një model të integrimit gradual të venE madhee të Ballkanit Perëndimor në tregun e përbashkët evropian. Propozimi parasheh anëtarësim “hap pas hapi”, përkatësisht që shtetet e rajonit gradualisht t’i shfrytëzojnë përfitimet e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, paralelisht me përparimin në negociata dhe përmbushjen e kritereve reformuese, informon PressOnline.al.

Në periudhën kur në Bruksel po shqyrtohen mekanizma të rinj për përshpejtimin e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor, në skenën politike vendore vazhdojnë akuzat e ndërsjella mes pushtetit dhe opozitës.

Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, vlerëson se procesi eurointegrues i shtetit është bllokuar për shkak të politikave të koalicionit aktual qeverisës. Sipas tij, te pushteti mungon përkushtimi i vërtetë për përparimin e shtetit, ndërsa në plan të parë, siç pretendon ai, janë vendosur interesat partiake dhe të biznesit.

Nga VMRO-DPMNE-ja në pushtet janë të prerë se nevojitet një qëndrim i përbashkët i liderëve evropianë në lidhje me anëtarësimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Nga Bashkimi Evropian, ndërkaq, theksojnë qartë se duhet të jepen rezultate konkrete, me të cilat vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe Maqedoninë, do të kenë derë të hapur drejt familjes evropiane.

Ndryshe, në propozim theksohet se një model i tillë do t’i ndihmonte BE-së ta forcojë ndikimin e saj gjeopolitik dhe t’i kundërvihet ndikimit të Rusisë dhe Kinës në rajon. Mes venE madhee që mund të përfshihen në këtë qasje janë Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia dhe Serbia.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter