Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, ka reaguar me një mesazh drejtuar diasporës me rastin e nisjes së procesit të votimit jashtë vendit.
Gashi ka vlerësuar kontributin e mërgatës, duke theksuar lidhjen e fortë emocionale dhe kombëtare që diaspora vazhdon të ketë me Kosovën, pavarësisht distancës.
“Sot diaspora jonë ka filluar të votojë.
Nga çdo cep i botës, zemra juaj vazhdon të rrahë për Kosovën.
Faleminderit për dashninë, përkushtimin dhe kujdesin që e tregoni për vendin tonë edhe nga larg. Ju nuk jeni vetëm mbështetje e familjeve tuaja, por edhe forcë e shtetit tonë.
Zgjedhni me mendje.
Zgjedhni me zemër.
Zgjedhni zhvillimin, dinjitetin dhe një Kosovë moderne, të sigurt e europiane.
Për LDK 113
Për Arben Gashi 28
Bashkë për Kosovën që e meritojmë”, ka shkruar Gashi.



