Niset grupi i fundit i haxhilerëve nga Shkupi

featured
Press Online
21 Maj 2026, 12:41

Grupi i fundit i haxhilerëve nga Maqedonia e Veriut, sot janë nisur për në vendet e shenjta për kryerjen e Haxhit.

Nga BFI njoftojnë se janë ndërmarrë të gjitha masat për organizimin e Haxhit të sivjetmë, ndërsa haxhilerëve u është uruar rrugë e mbarë, shëndet dhe Haxh i pranuar. Sipas njoftimit, në Haxhin e këtij viti do të marrin pjesë gjithsej 2020 besimtarë nga Maqedonia e Veriut.

“Sot, më 21.06.2026, Reisul Ulema i BFI-së së RMV-së, H. Hfz. Shaqir ef. Fetai, përcolli edhe grupin e fundit të haxhilerëve për në vendet e shenjta. Me këtë rast, ai u uroi haxhilerëve rrugë të mbarë, shëndet të plotë, vullnet të paluhatshëm, kryerje të suksesshme të obligimit të Haxhit dhe kthim shëndoshë e mirë në vendlindje me Haxh të pranuar. Njëherit, Reisul Ulema i informoi haxhinjtë se Bashkësia Fetare Islame e RMV-së ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për një organizim sa më të mirëfilltë të Haxhit, me një udhëheqësi me përvojë, në krye me Kryetarin e Haxhit, dr. Qenan ef. Ismaili, zëvendëskryetarin H. Sabahudin ef. Zendeli, anëtarin e Kryesisë Dr. Selver Xhemaili, si dhe anëtarët ekzekutivë Irslan Jakupi, Dr. Abdulkerim Iseini, përgjegjësin e financave Shaban Ramani, myftinjtë Abedin Imeri, Hamit ef. Rasimi, Samet ef. Hajdari, koordinatorët, udhëheqësit fetarë dhe ekipin mjekësor”.

“Në fund, Reisul Ulema u dëshiroi të gjithë haxhilerëve përjetim të lartë shpirtëror në vendet e shenjta, duke theksuar se Bashkësia Fetare Islame do të jetë në përkujdesje të plotë ndaj tyre deri në kthimin në vendlindje. Me nisjen e grupit të fundit, në Haxhin e sivjetmë do të marrin pjesë gjithsej 2020 besimtarë nga vendi ynë, të gatshëm për ta kryer këtë obligim madhështor islam”, thonë nga BFI.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter