Qira marramendëse për jetën mbretërore? Zbulohet sa paguajnë William dhe Kate për shtëpinë e re në Windsor!

featured
Press Online
21 Maj 2026, 05:36

Princ William dhe Catherine, Princesha e Uellsit po paguajnë rreth 411 mijë dollarë në vit për të marrë me qira rezidencën e tyre të re familjare në Windsor, sipas dokumenteve të publikuara së fundmi.

Çifti mbretëror u zhvendos në pronën e njohur si Forest Lodge së bashku me fëmijët e tyre në tetor, pasi nënshkruan një kontratë 20-vjeçare për rezidencën luksoze.

Sipas raportimeve të “The Times”, vila gjeorgjiane përfshin tetë dhoma gjumi, si edhe dy banesa shtesë për stafin.

Dokumentet e depozituara më 14 maj e rendisin zyrtarisht Princin dhe Princeshën e Uellsit si qiramarrës të pronës, ndërsa raportohet se qiramarrësi i mëparshëm ishte Alexander Fitzgibbons, drejtues i kompanisë së eventeve Fait Accompli.

Ironikisht, kompania e tij ishte angazhuar më parë edhe për organizimin e dasmave të Princ Harry dhe Meghan Markle, si dhe të William dhe Kate.

Sipas raportit, Fitzgibbons paguante rreth 120 mijë dollarë më pak në vit për të njëjtën pronë, ndërsa rritja e çmimit lidhet me ndryshimet në tregun e pasurive të paluajtshme.

Pas zhvendosjes, William dhe Kate raportohet se kanë marrë masa të shumta sigurie për privatësinë e familjes së tyre, duke mbjellë pemë të reja, gardhe mbrojtëse dhe duke forcuar zonën përreth rezidencës për ta mbajtur larg syve të publikut.

Rezidenca në Windsor konsiderohet tashmë një nga bazat kryesore të familjes së ardhshme mbretërore britanike.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter