Shtatzënë për herë të dytë, ish-banorja e BBV zbulon lajmin: “Nuk e prisja, më erdhi si dhuratë!”

featured
Press Online
20 Maj 2026, 11:25

Në një intervistë për “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, këngëtarja dhe njëherazi ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Xheisara Frisku, ka zbuluar emocionet e një shtatzënie të dytë, ende pa mbushur 1 vjeç vajza e saj e parë.

“Nuk e prisja. Më ka ardhur si dhuratë. Në fillim qesha, m’u duk si lojë. Kisha edhe mendime negative”, u shpreh Xheisara gjatë intervistës.

Më tej, këngëtarja shtoi se ndihet keq për vajzën e saj të parë, sepse do të donte t’i jepte vëmendjen maksimale, dhe nuk harroi të falenderojë publikisht bashkëshortin për gjithçka i ka dhënë familjes së tyre me përkushtim.

https://www.youtube.com/watch?v=4g0fVWkzf2I

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter