UEFA duket se ka vendosur që të bëjë një ndryshim drastik sa u përket kualifikuesve të Kampionateve Europian dhe Botëror, ashtu si edhe Ligës së Kombeve. Gjatë këtyre ditëve u është shpalosur federatave një model i ri i cili do të aplikohet, duke e përshtatur me formulën që kanë aktualisht kompeticionet për klube të saj, si Liga e Kampioneve.
Kjo do të thotë që ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kombeve, Kupën e Botës dhe Kampionatin Europian do të luhen në grupe më të mëdha, me ndeshje teke, me secilën skuadër që luan vetëm një ndeshje kundër secilit kundërshtar, qoftë në shtëpi ose jashtë, në vend të dy ndeshjeve aktuale të fazës së grupeve.
Nga tani e tutje, Liga e Kombeve do të ndryshojë nga katër ligat e saj aktuale në tre liga me nga 18 ekipe secila. Çdo ligë do të përbëhet nga tre grupe me nga gjashtë ekipe që luajnë gjashtë ndeshje kundër pesë kundërshtarëve të ndryshëm: në shtëpi ose jashtë kundër ekipeve nga vazo të ndryshme, dhe në shtëpi dhe jashtë kundër kundërshtarit nga vazoja e tyre. Me 55 ekipe pjesëmarrëse, Liga C do të përfshijë një grup prej shtatë ekipesh, orari i të cilave do të fillojë një dritare më herët. Çerekfinalet, Final Four dhe Play-off-et të ngjitjes e zbritjes. do ta plotësojnë formatin pa ndryshime nga ai aktual.

Kualifikueset e Kupës së Botës do të miratojnë gjithashtu një strukturë divizioni: Liga 1, e përbërë nga 36 ekipet nga Ligat A dhe B të Ligës së Kombeve, si dhe Liga 2 e përbërë nga 18 (ose 19) ekipet e mbetura të Ligës së Kombeve. Liga 1 do të përbëhet nga tre grupe me nga 12 ekipe të zgjedhura nga tre vazo me nga 12 ekipe. Çdo ekip do të luajë gjashtë ndeshje, në shtëpi ose jashtë fushe, kundër gjashtë kundërshtarëve të ndryshëm, dy për vazo, ngjashëm me formatin e garave të klubeve të UEFA-s. Liga 2 do të organizohet pikërisht si Liga C e Ligës së Kombeve, me tre grupe me nga gjashtë (ose një grup me shtatë). Ekipet e renditura më lart në secilin grup të Ligës 1 do të kualifikohen direkt, ndërsa vendet e mbetura do të ndahen përmes një sistemi play-off, duke garantuar mundësi kualifikimi edhe për ekipet e Ligës 2.


Formati i ri do të vihet në zbatim duke filluar nga cikli 2028-2029, pra pas përfundimit të Euro 2028, me Ligën e Kombeve të atij edicioni.



