Brisida Shehaj: Edi Rama mbahet në këmbë nga PD-ja, Berisha të riorganizojë partinë!

featured
Press Online
20 Maj 2026, 01:37

Ish-drejtoresha e Tatimeve, Brisida Shehaj, e ftuar në studion e emisionit “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj, ka analizuar situatën politike në vend.

Sipas saj, kryeministri Rama qëndron ende në pushtet, për shkak se mungon një riorganizim nga ana e Partisë Demokratike.

Përpos ligësisë, mendoj se ky na urren ne si komb. Vizioni i këtij lideri ishte që kapë çdo gjë, çdo sektor, çdo gjë qendërzohet në duart e tij. Sot edhe ai që punon në privat ka frikë të flasë. E ka kthyer Shqipërinë si arë të babait të vet. Për të shpëtuar karrigen e tij, që është në ditët e tij më të këqija. Dhe shqiptarët këtë duhet ta kuptojnë; Edi Rama sot është në ditët e tij më të këqija. Edi Ramën sot e mban një riorganizim në PD. Opozita ka bërë shumë, ky e sakatoi. E la pa vulë dhe pa firmë”, tha Shehaj.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter