Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

25 Nëntor 2026

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

25 Nëntor 2026

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Frikë e vjetër, Aleancë e re

Press Online19 Maj 2026 GLOBI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Evropa nuk do të bëhet plotësisht autonome në mbrojtje, ndërsa mbrojtja amerikane me shumë gjasë do të vazhdojë të mbetet thelbësore, pasi ushtritë evropiane ende varen nga sistemet, teknologjia dhe logjistika amerikane.

Koncepti “NATO 3.0”, të cilin sekretari i përgjithshëm Mark Rutte para disa ditësh e paraqiti si vizion për “një Evropë më të fortë në një NATO më të fortë”, tregon se Evropa nuk synon të largohet nga Amerika, por të vendosë një ekuilibër të ri brenda Aleancës dhe të paraqitet si një aktor më i barabartë, shkruan Sloboden Peçar, përcjell PressOnline.al.

Rutte vlerëson se Rusia mbetet “kërcënimi më i rëndësishëm dhe i drejtpërdrejtë” për NATO-n, para së gjithash për shkak të luftës kundër Ukrainës, një paradigmë që nuk ka ndryshuar dukshëm që nga Lufta e Ftohtë.

Çfarë është “NATO 3.0”?

Në thelb, “NATO 3.0” është një formulë politike për fazën e re të Aleancës.

Faza e parë ishte NATO-ja e Luftës së Ftohtë, e ndërtuar për të frenuar Bashkimin Sovjetik. Faza e dytë ishte NATO-ja pas viteve 1990, me zgjerimin e saj, misionet jashtë territorit të Aleancës dhe periudhën gjatë së cilës shumë vende evropiane i ulën kapacitetet ushtarake. Faza e tretë, sipas Rutte-s, është NATO-ja që i kthehet sërish detyrës klasike — mbrojtjes së territorit, frenimit të Rusisë dhe rritjes masive të prodhimit ushtarak.

Bëhet fjalë për një cikël me të njëjtën dinamikë: armiku mbetet i njëjtë, para së gjithash sepse gjeografia dhe qëllimet strategjike mbeten të njëjta. Ndryshimi kryesor qëndron në faktin se Evropa duhet të bëhet një aktor më serioz ushtarak brenda NATO-s.

Evropa nuk mund të shkëputet aq lehtë nga Amerika

Në realitet, plani i Rutte-s është i vështirë për t’u realizuar, para së gjithash për shkak të epërsisë së madhe ushtarake të SHBA-së dhe dinamikës së krijuar ndër dekada, ku Uashingtoni ka marrë përgjegjësinë kryesore për mbrojtjen e Evropës.

Evropa nuk do të bëhet plotësisht autonome në mbrojtje, ndërsa mbrojtja amerikane me shumë gjasë do të vazhdojë të mbetet kyçe, pasi ushtritë evropiane ende varen nga sistemet, teknologjia dhe logjistika amerikane. SHBA-ja ka përparësi në të gjitha fushat që lidhen me paradigmën moderne ushtarake: zbulimin, mbikëqyrjen satelitore, mbrojtjen kundërajrore, transportin strategjik, furnizimin me karburant në ajër, sistemet komanduese dhe frenimin bërthamor.

Ideja nuk është që Evropa të dalë nga ombrella amerikane e sigurisë, por të marrë mbi vete një pjesë më të madhe të barrës. Bëhet fjalë për një nismë që pasqyron ndryshimin në strategjinë evropiane të sigurisë. SHBA-ja mbetet shtylla kryesore e frenimit bërthamor dhe konvencional, por vendet anëtare të BE-së nuk mund të mbështeten më plotësisht te Amerika për sigurinë e tyre.

Ky vizion lidhet me objektivin e ri për shpenzimet e mbrojtjes, të dakorduar në Samitin e Hagës në vitin 2025 — që vendet anëtare deri në vitin 2035 të arrijnë 5 për qind të PBB-së për mbrojtje dhe siguri. Formula përbëhet nga 3,5 për qind për nevojat bazë ushtarake dhe 1,5 për qind për investime më të gjera të sigurisë, si infrastruktura dhe mbrojtja kibernetike e shteteve.

Previous ArticleFshat Olimpik e Spital modern: Moskoordinim e paqartësi për investime madhore në Prishtinë
Next Article Nga arat drejt mërgimit: Kroacia po ua merr të rinjtë fshatrave

Lajme të ngjashme

BE synon shndërrimin në fuqi globale në teknologjinë kuantike

25 Nëntor 2026 GLOBI

BE paralajmëron për rritjen e kostove të huamarrjes dhe deficiteve buxhetore

24 Nëntor 2026 GLOBI

Zbulimi tronditës nga ditari i Papa Françeskut: E pashë djallin tri herë, kishte sy kërcënues dhe flakë zjarri

24 Nëntor 2026 GLOBI

”Financial Times”: Hegseth bllokon dërgimin e 60 raketave “Patriot” për Ukrainën

24 Nëntor 2026 GLOBI

Wadephul: Trump nuk duhet të ndërhyjë në vendimet e kompanive private

24 Nëntor 2026 GLOBI

Trump kërkon përshpejtimin e ekzekutimeve në rastet e dënimit me vdekje

24 Nëntor 2026 GLOBI
Lajmet e fundit

Mbyllet Samiti BE-Ballkani Perëndimor, Von der Leyen: 338 milion euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut

Press Online25 Nëntor 2026 EUROINTEGRIME

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur…

Valbon Limani dekoron Gostivarin kuq e zi në prag të 28 Nëntorit

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Gostivari po merr pamje festive në prag të festës së 28 Nëntorit.…

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka…

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.