Shqipëria nis epokën Maran, Duka prezanton trajnerin e ri të Kombëtares

featured
Press Online
19 Maj 2026, 11:37

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, konfirmoi zyrtarisht emërimin e italianit Rolando Maran në krye të Kombëtares Shqiptare, duke mbyllur njëkohësisht ciklin e ish-trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij.

Federata Shqiptare e Futbollit ka hyrë në një kapitull të ri, teksa gjatë konferencës për shtyp u zyrtarizua emërimi i Rolando Maran si trajneri më i ri i Kombëtares shqiptare.

Prezantimi u bë nga presidenti Armand Duka, i cili e cilësoi këtë si një ditë të rëndësishme për futbollin shqiptar dhe për projektin e ri kuqezi.

Me këtë vendim, FSHF synon të nisë një fazë të re ndërtimi dhe ambiciesh për ekipin kombëtar, ndërsa njëkohësisht u konfirmua edhe përfundimi i bashkëpunimit me Sylvinhon dhe stafin e tij. Tashmë vëmendja kalon te vizioni dhe objektivat që Maran do të sjellë në pankinën kuqezi.

“Mirëdita dhe mirë se keni ardhur sot në këtë ditë të rëndësishme për ekipin kombëtar shqiptar, në të cilin ne do të bëjmë publik emërimin e trajnerit të ri të ekipit kombëtar, i cili është këtu në krahun e djathtë timin, zotëri Rolando Maran”, ka thënë fillimisht Duka në konferencën për shtyp.

“Në të njëjtën kohë ne mbyllim një cikël me ish-trajnerin e ekipit kombëtar, zotëri Sylvinhon dhe stafin e tij”, përfundoi Duka.

Maran është trajner i njohur futbolli në Itali, pasi ka drejtuar shumë ekipe në Serie A dhe Serie B si Cittadella, Brescia, Bari, Triestina, Vicenza, Varese, Catania, Chievo, Cagliari, Genoa, Piusa dhe së fundmi Brescian.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter