Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

25 Nëntor 2026

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

25 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

LSDM: Qytetarët morën edhe një konfirmim nga VMRO-GOK, qeveria e Mickoskit është plot me pasaporta bullgare

Press Online19 Maj 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

LSDM ka akuzuar VMRO-DPMNE-në se po tregohet hipokrite në qëndrimet e saj ndaj Evropës dhe Bullgarisë, duke pretenduar se në Qeverinë e kryeministrit Hristijan Mickoski ka funksionarë me pasaporta dhe shtetësi bullgare. Nga LSDM thonë se refuzimi i propozim-ligjit të tyre, me të cilin ministrat, zëvendëskryeministrat dhe anëtarët e Qeverisë nuk do të mund të kishin shtetësi të dyfishtë, është dëshmi se pushteti po fsheh të vërtetën nga qytetarët. Sipas partisë opozitare, pikërisht ata që me vite kanë folur kundër Evropës, tashmë e kanë siguruar atë për vete përmes dokumenteve bullgare.

Në vazhdim po ua përcjellim komunikatën e plotë të LSDM-së:

Qytetarët morën edhe një konfirmim nga VMRO-GOK, qeveria e Mickoskit është plot me pasaporta bullgare. Refuzuan ta pranojnë propozim-ligjin e LSDM-së, me të cilin ministrat, zëvendëskryeministrat dhe anëtarët e Qeverisë nuk do të mund të kishin shtetësi të dyfishtë.

Pse?

Sepse atëherë gjysma e Qeverisë së Mickoskit do të duhej të largohej.

E gjithë Qeveria mund të jetë e përbërë nga shtetas bullgarë, por pakicat nuk mund të hyjnë në Kushtetutë.

Çfarë hipokrizie, çfarë mashtrimi ndaj qytetarëve të vet.

Fillimisht e pranuan Marrëveshjen e Prespës si kryevepër të diplomacisë.

Pastaj pranuan se me Marrëveshjen e Prespës janë të mbrojtura gjuha maqedonase, identiteti kombëtar maqedonas dhe kultura.

E pranuan edhe NATO-n si gjë të mirë për investimet dhe sigurinë.

Ndërsa tani erdhi edhe një konfirmim tjetër: Mickoski ka Qeveri plot me pasaporta bullgare dhe shtetësi bullgare.

Me vite përhapën histeri, frikë dhe i gënjyen qytetarët se identiteti maqedonas është i rrezikuar, pikërisht ata që kanë pasaporta bullgare në xhepa.

Zëvendëskryeministra, ministra, deputetë, kryetarë komunash, drejtorë, një rrjet i tërë funksionarësh të VMRO-GOK me pasaporta bullgare, të cilët me vite shisnin patriotizëm të rremë, ndërkohë që në heshtje siguronin dokumente evropiane për veten dhe për familjet e tyre.

Derisa e mbajnë Maqedoninë në izolim dhe qëllimisht krijojnë konflikte me Bullgarinë, shumë funksionarë të VMRO-OKG kanë siguruar pasaporta bullgare – pasaporta të Bashkimit Evropian.

Refuzimi i Ligjit e nxori në pah gjithë politikën e tyre hipokrite. Më nuk mund ta gënjejnë askënd.

Qytetarët po e shohin të vërtetën.

Më të zëshmit kundër Evropës janë pikërisht ata që prej kohësh e kanë siguruar Evropën për vete”.

Previous ArticleKatër të lënduar nga sulmi ndaj personave zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë
Next Article Delegacioni i BE-së në RMV: Nuk parashikohet vonesë në sistemin EES për vendet e treta

Lajme të ngjashme

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

ASH përfundimisht i takon Taravarit, Apeli hodhi poshtë ankesën e Selës

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

VLEN: Një sërë provimesh profesionale dhe shtetërore tash e tutje edhe në gjuhën shqipe

25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari Limani priti në takim zyrtar ambasadorin e Turqisë, Alper Aktash

25 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Mexhiti në organizimin e Ambasadës së Shqipërisë për Ditën e Flamurit: Ky 28 Nëntor na gjen më afër Shqipërisë se kurrë

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka…

Kurti para Samitit në Bruksel: Kosova kërkon statusin e vendit kandidat për në BE

Press Online25 Nëntor 2026 KOSOVË

Kryeministri Albin Kurti tha se Kosova pret që ta marrë statusin e…

Rama: BE-ja të hedhë një hap të rëndësishëm përpara duke i ulur vendet kandidate në tryezë

Press Online25 Nëntor 2026 SHQIPËRI

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot nga Brukseli se “Bashkimi Europian duhet të…

E punësuara në Muzeun e Alfabetit i drejtohet ministrit Sulejmani: Jeni i vetmi ministër që na keni vizituar dhe pyetur për hallet tona

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Sedat Sulejmani, ka vizituar Muzeun e Alfabetit…

Rona Nishliu në Shkup për aktivitetet e Nëntorit, falënderon Izet Mexhitin për ftesën

Press Online25 Nëntor 2026 MAQEDONI

Këngëtarja e njohur nga Kosova, Rona Nishliu ka bërë të ditur se…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.