Katër të lënduar nga sulmi ndaj personave zyrtarë në Qendrën Korrektuese në Pejë

featured
Press Online
19 Maj 2026, 09:54

Të paktën katër persona zyrtarë janë sulmuar fizikisht të hënën në Qendrën Korrektuese në Pejë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Sipas raportit, rasti ka ndodhur në mëngjes.

Si pasojë e sulmit, viktimat kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor.

Rasti është iniciuar si “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “kanosje”, ndërsa Policia po vazhdon hetimet lidhur me incidentin.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter