“Jetonte si një shqiptar…” Rrëfimi emocionues i Can Yaman në Siçili prek publikun?

featured
Press Online
18 Maj 2026, 06:58

Can Yaman ishte një nga emrat më të komentuar të fundjavës në Sicili, ku u prit me entuziazëm të madh nga qindra fansa gjatë festivalit tradicional “Cannolo Fest”.

Ylli i serialit “Sandokan” ishte i ftuari special i eventit që zhvillohet në Piana degli Albanesi, e njohur ndryshe si Hora e Arbëreshëvet, një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit arbëresh në Itali.

Atmosfera u bë edhe më emocionuese kur aktori u nderua me çmimin “Premio Hora Skanderbeg”, një vlerësim simbolik për lidhjen e tij me kulturën shqiptare dhe ndikimin që ka tek publiku arbëresh.

Por momenti që preku më shumë të pranishmit erdhi gjatë fjalimit të tij në skenë. I pyetur për raportin me rrënjët shqiptare, Can Yaman ndau një kujtim shumë personal për babain e tij, të cilin e quajti “idhulli më i madh” në jetën e tij.

Babai im më tregonte për fëmijërinë e tij, që e jetonte si një shqiptar, me shumë liri dhe duke u rritur mes shoqërisë

-u shpreh aktori mes emocionesh.

Deklarata e tij u prit me duartrokitje të gjata nga publiku, ndërsa shumë fansa e cilësuan momentin si një nga më prekësit e festivalit.

Prania e Can Yaman në festival tërhoqi vëmendje të madhe edhe në rrjetet sociale, ku videot nga eventi u shpërndanë me shpejtësi nga fansat në Itali, Shqipëri dhe Turqi.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter