Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zgjatjen me 45 ditë të armëpushimit të brishtë mes dy venE madhee, pas dy ditësh negociatash të zhvilluara në Uashington DC, njoftoi Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sipas zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, qëllimi i bisedimeve është arritja e një paqeje të qëndrueshme dhe forcimi i sigurisë përgjatë kufirit mes dy venE madhee.
“Shpresojmë që këto diskutime të avancojnë drejt paqes afatgjatë mes dy venE madhee, njohjes së plotë të sovranitetit dhe integritetit territorial të njëri-tjetrit, si dhe garantimit të sigurisë reale në kufirin e përbashkët”, deklaroi ai.
Armëpushimi ishte shpallur më 16 prill nga presidenti amerikan Donald Trump, por pavarësisht marrëveshjes, Izraeli dhe Hezbollah kanë vijuar përplasjet dhe shkëmbimet e zjarrit.
Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë e Libanit bëri të ditur se të mërkurën sulmet ajrore izraelite në jug të vendit shkaktuan 22 viktima, mes tyre edhe tetë fëmijë.
Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi gjithashtu se në muajin qershor do të rifillojë faza politike e negociatave mes palëve.
Po ashtu, më 29 maj pritet të nisë në Pentagon një tjetër raund bisedimesh për çështjet e sigurisë, me pjesëmarrjen e delegacioneve ushtarake nga Izraeli dhe Libani.



