Ekskluzive/Kush do të jetë anëtari i tretë i jurisë në “She’s On Top”? Ja çfarë zbulon Manushi…

featured
Press Online
15 Maj 2026, 18:27

Edi Manushi ka qenë ditën e sotme i ftuar nëpërmjet një lidhje për “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën. Rrugës për xhirimet për rubrikën “Të guximshmit” në “E Diell”, ai ka zbuluar edhe disa lajme ekskluzive…

Ronaldo: Do japësh një ekskluzive për emisionin tonë. Janë publikuar dy anëtarët e jurisë të “She’s On Top”, janë Françeska Rustem dhe Niko Komani. Cili është anëtari i tretë?

Edi Manushi: Do kërkoj mirëkuptimin tënd. Do më japësh një ditë kohë sepse jemi në tentativa shumë të ethshme dhe kemi dy kandidatura, një ‘ai’ dhe një ‘ajo’.

Ronaldo: Me çfarë i fillon emri atij dhe me çfarë i fillon emri asaj?

Edi Manushi: Atij i fillon me K, asaj i fillon me N…

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter