Britney Spears është rikthyer në qendër të vëmendjes pas raportimeve të bujshme për një darkë të saj në një restorant në Los Angeles, të cilat janë mohuar ashpër nga përfaqësuesi i artistes.
Sipas raportimeve të publikuara nga TMZ, këngëtarja 44-vjeçare ishte parë në Blue Dog Tavern duke ngritur zërin, bërtitur dhe madje duke lehur herë pas here gjatë darkës.
Në raport u pretendua gjithashtu se Britney kishte kaluar pranë tavolinave me një thikë në dorë, duke shqetësuar klientët e tjerë dhe duke krijuar frikë se mund të lëndonte dikë aksidentalisht.
Disa dëshmitarë pretenduan se artistja kishte ndezur cigare brenda ambientit, kishte ushqyer personin që e shoqëronte dhe kishte shfaqur sjellje të pazakonta gjatë mbrëmjes.
Megjithatë, përfaqësuesi i Spears i hodhi poshtë kategorikisht këto pretendime, duke deklaruar se situata ishte ekzagjeruar plotësisht nga mediat.
Britney po shijonte një darkë të qetë me asistentin dhe truprojën e saj. Ajo thjesht po tregonte një histori për qenin e saj që u lehte fqinjëve. Në asnjë moment nuk vuri askënd në rrezik me thikë. Ajo vetëm po priste hamburgerin përgjysmë
-tha ai.
Përfaqësuesi shtoi gjithashtu se mënyra si po trajtohet artistja i kujton periudhën e vështirë që ajo përjetoi vite më parë.
Ky sulm i vazhdueshëm ndaj çdo gjëje që ajo bën është pikërisht ajo që ndodhi 20 vite më parë, kur media u përpoq ta paraqiste Britney-n si një person të keq. Kjo është qesharake dhe duhet të ndalet.
Së fundmi, emri i Britney Spears është përmendur edhe për shkak të problemeve ligjore pas një incidenti me drejtimin e mjetit në muajin mars, ku artistja pranoi një akuzë të reduktuar dhe kërkoi trajtim rehabilitimi.



