Shqipëria është zyrtarisht në finalen e madhe të Eurovision Song Contest 2026. Alis Kallaci arriti të sigurojë një vend mes finalistëve të këtij edicioni, pas performancës emocionuese me këngën “Nan” në gjysmëfinalen e dytë të kompeticionit europian.
Artisti nga Shkodra performoi i 13-ti në renditje dhe tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut me interpretimin e tij të ndjerë, skenografinë mbresëlënëse dhe atmosferën emocionale të krijuar në skenë.

Kënga “Nan”, e cila sjell një mesazh të fortë emocional dhe një dedikim prekës, u prit me duartrokitje të shumta dhe reagime shumë pozitive në rrjetet sociale.
Një nga momentet më të komentuara të performancës ishte edhe prania e aktores së njohur shqiptare Rajmonda Bulku në skenë, e cila i shtoi edhe më shumë ndjeshmëri artistike interpretimit.
Kombinimi i elementëve vizualë, vokali i fuqishëm i Alis dhe emocionet e transmetuara gjatë performancës u vlerësuan gjerësisht nga publiku europian dhe fansat e Eurovisionit.
Menjëherë pas shpalljes së rezultateve, rrjetet sociale u mbushën me urime dhe mesazhe krenarie nga shqiptarë brenda dhe jashtë vendit.
Shumë fansa po e konsiderojnë këtë si një nga paraqitjet më të forta të Shqipërisë në vitet e fundit në Eurovision.
Tashmë, të gjitha sytë janë drejt finales së madhe, ku Alis do të përfaqësojë Shqipërinë përballë venE madhee të tjera finaliste, me synimin për të sjellë një rezultat sa më të mirë për vendin.



