Donald Trump nxit polemika, publikon hartën që tregon Venezuelën si pjesë të Shteteve të Bashkuara

featured
Press Online
13 Maj 2026, 15:58

Presidenti i Amerikës, Donald Trump publikoi të martën, më 12 maj, në platformën e tij Truth Social, një imazh ku Venezuela paraqitej e mbuluar me flamurin amerikan dhe me mbishkrimin “Shteti i 51-të”.

Postimi provokues u publikua teksa Trump po udhëtonte drejt Kinës për të marrë pjesë në një samit të nivelit të lartë. Një ditë më herët, në një intervistë për Fox News, ai kishte deklaruar se po shqyrtonte “seriozisht” mundësinë që Venezuela të bëhej pjesë e SHBA-së si shtet i ri.

Presidentja e përkohshme e Venezuelës, Delcy Rodríguez, e hodhi poshtë menjëherë këtë ide, duke theksuar se vendi i saj nuk e ka konsideruar kurrë një bashkim të tillë dhe duke nënvizuar sovranitetin e Venezuelës.

Trump ka bërë edhe më parë deklarata të ngjashme për vendin latino-amerikan, i cili zotëron rezerva të mëdha nafte. Ndërkohë, qeveria në Caracas ka ndërmarrë reforma që kanë hapur sektorët e naftës dhe minierave për investime të huaja, veçanërisht nga kompani amerikane.

Nga ana tjetër, opozita venezueliane vijon të kërkojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja, ndërsa autoritetet aktuale kanë deklaruar se një vendim për këtë çështje do të merret në një moment të papërcaktuar.

/vizionplus.tv

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter