Këtë herë, Naçi ka zgjedhur t’u drejtohet burrave me një mesazh për mënyrën se si duhet ta trajtojnë familjen dhe, në veçanti, nënën e fëmijëve të tyre.
Në postimin e tij, ai shkruan: “Një ditë fëmijët e tu do të rriten dhe do të kujtojnë jo vetëm çfarë u bleve, por edhe si e trajtoje nënën e tyre, si flisje me njerëzit dhe si e mbaje fjalën”, shkruan “Kosovarja”.
Përmes këtij mesazhi, Elvis Naçi vë theksin te sjellja dhe shembulli që prindërit japin në familje. Ai kujton se fëmijët nuk mbajnë mend vetëm gjërat materiale, por edhe mënyrën se si prindërit sillen me njëri-tjetrin dhe me njerëzit përreth.



