Lirohet me kusht ish-ministri Çavkov, i dënuar për ngjarjet e 27 prillit kur u sulmua Parlamenti

featured
Press Online
04 Maj 2026, 13:57

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Mitko Çavkov, i cili ishte dënuar në rastin “27 prilli”, sot është liruar me kusht. Informacionin për MIA e konfirmoi drejtori i Burgut të Shtipit, Dejan Zdravkov.

Çavkov ka lënë institucionin korrektues sot në mëngjes rreth orës 10:00, pasi një pjesë të dënimit me burg e vuante pikërisht në Burgun e Shtipit.

Ai ishte dënuar me 18 vite burg për terrorizëm lidhur me ngjarjet e 27 prillit 2017, kur ndodhi hyrja e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter