Vetëm pak muaj pasi u përfol për një ndarje të mundshme mes Bella Hadid dhe Adan Banuelos, duket se historia e tyre mund të mos ketë përfunduar aspak.
Dyshja është parë së fundmi së bashku në Teksas, duke ngritur dyshime të reja mbi statusin real të marrëdhënies së tyre.
Sipas burimeve dhe dëshmitarëve okularë, modelja e famshme dhe kauboji janë shfaqur rreth dy javë më parë në një event kalërimi, ku dukeshin shumë pranë dhe mjaft komodë në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Sjellja e tyre nuk ka lënë përshtypjen e një çifti që sapo ka kaluar ndarje, përkundrazi, shumëkush mendon se lidhja mund të vazhdojë larg vëmendjes së mediave.
Burime pranë tyre kanë sqaruar se Bella Hadid dhe Adan Banuelos nuk janë ndarë përfundimisht gjatë muajve të fundit, pavarësisht lajmeve që kanë qarkulluar.
Sipas tyre, marrëdhënia ka kaluar disa ulje-ngritje, por nuk ka pasur asnjë shkëputje të qartë apo vendim final mes çiftit.
Historia e dashurisë mes modeles dhe trajnerit të kuajve nisi në tetor të vitit 2023, kur u panë për herë të parë bashkë në Teksas.
Që prej asaj kohe, Bella ka kaluar shumë kohë në ambientet e hipizmit dhe është afruar gjithnjë e më shumë me stilin e jetesës së partnerit të saj.
Ajo është parë shpesh edhe duke e mbështetur Adan në evente të ndryshme, duke treguar se lidhja e tyre ka qenë serioze që në fillim.
Tashmë fansat po pyesin veten: a janë Bella dhe Adan sërish bashkë, apo nuk janë ndarë kurrë?



