Miri prek me rrëfimin pas BBVA 5! “Mamaja ime e vuajti shumë, nuk i pranonte…”

featured
Press Online
03 Maj 2026, 03:14

Finalisti i “Big Brother VIP Albania 5”, Miri, ka folur për herë të parë më gjerësisht mbi mënyrën se si familja e tij e përjetoi eksperiencën e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

I ftuar në emisionin “S’e Luan Topi”, ai tregoi se në veçanti nëna e tij është prekur shumë emocionalisht nga debatet, komentet dhe situatat që u krijuan gjatë lojës.

Miri foli me shumë ndjenjë për figurën e nënës, duke e cilësuar si personin më sakrifikues në jetën e tij dhe shtyllën kryesore të familjes.

Unë vërtetë thash që pikë të dobët kam babin sepse është shembulli i mashkullit që kemi në jetë. Por mami im ha bukë veç, është njeri i dashur, po sakrifikon, të bën për vete, ajo nuk ka fuqi të rrijë në këmbë por e bën. Nuk e di a do të bëhemi ne si këta, si ky brez.

Ai u shpreh se edhe pse babain e sheh si modelin mashkullor në jetë, nëna e tij mbetet njeriu që jep gjithçka me dashuri dhe përkushtim.

Sipas tij, ajo është një grua që sakrifikon vazhdimisht për familjen, edhe kur nuk ka fuqi fizike, duke vazhduar gjithmonë të kujdeset për të gjithë.

Miri rrëfeu se një nga shqetësimet më të mëdha gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP” ishte pikërisht gjendja emocionale e së ëmës jashtë shtëpisë.

Një nga sikletet kur isha atje (në BBV), ishte se si po e përjeton mami. E kishte përjetuar shumë vështirë sepse nuk e kuptonte, nuk i pranonte zërat që thuheshin karshi meje, e akuzat pa bazë. Ishin akuza të rënda shumë. Ajo e dinte shumë mirë se kush isha unë, e ka vuajtur, por e qetësonte vëllai. Ai bënte rolin neutral të gjësë e ka mbajtur nën kontroll

Sipas finalistit, nëna e njihte shumë mirë karakterin e tij dhe kjo e bënte edhe më të vështirë përballjen me ato që dëgjonte.

Miri zbuloi gjithashtu se vëllai i tij kishte luajtur një rol të rëndësishëm për ta qetësuar situatën dhe për të mbajtur gjithçka nën kontroll.

Deklaratat e tij kanë prekur publikun dhe kanë rikthyer vëmendjen te ndikimi emocional që reality show-t nuk kanë vetëm te banorët, por edhe te familjarët që i ndjekin nga jashtë.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter