Ish-presidentja Osmani mohon akuzat: Takimet me qytetarë s’janë ndalur asnjëherë

featured
Press Online
01 Maj 2026, 02:22

Për ish-presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, janë dezinformata deklaratat e disa njerëzve brenda partive politike, se ajo po i takon qytetarët vetëm këto ditë, dhe se këtë nuk e kishte bërë gjatë mandatit të saj si kryetare e shtetit.

Në një video-mesazh në rrjetet sociale, ka ndarë edhe fotografi nga vizitat e saj brenda vendit gjatë mandatit të saj si presidente e Kosovës.

Osmani tha se këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë në gjithë vendin, madje edhe në edhe në shoqatën e zjarrfikësve.

“Meqenëse ka njerëz brenda politikës që po ankohen se pse po i takojë qytetar, e disa madje dezinformojnë se nuk e kam bërë më herët, ja e vërteta. Përgjatë pesë viteve mandat, vazhdimisht kam vizituar komunat, kam takuar qytetarët, kam mbështetur grupet e marxhinalizuara dhe kam qenë pranë njerëzve të vyer e të urtë të vendit tonë. Vizita në fshatra e lagje të ndryshme, në shkolla, në kopshte, në spitale, në institucione që e mbajnë këtë shtet të fortë. Dhe po, edhe në shoqatën e zjarrfikësve. Këto vizita nuk janë ndalur asnjëherë, sikurse dje, ashtu edhe sot e mbi të gjitha në të ardhmen, bazamenti më i fort i angazhimit tim do të mbetët pikërisht lidhja me qytetarët, sepse Kosova është atdheu ynë i përhershëm. Shihemi në komunën e radhës”, thotë Osmani.

 

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter