30 ditë paraburgim për ish-kryetarin e FFM-së, Muamed Sejdini

featured
Press Online
24 Prill 2026, 10:05

Gjykata Themelore Penale e Shkupit ka informuar se ka pranuar propozimin e Prokurorisë dhe i ka caktuar masën e paraburgimit ish-kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini.

​Sejdini u arrestua mëngjesin e sotëm nga policia nën dyshimin për përvetësimin e 660,000 eurove gjatë kohës që ushtronte funksionin e kryetarit në FFM.

​Gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë dhe i shqiptoi Sejdinit masën e paraburgimit.

​”Gjykata Themelore Penale Shkup njofton opinionin se, duke vepruar sipas propozimit të prokurorisë kompetente, ka marrë vendim me të cilin personit M.S., ish-kryetar i Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

​Masa e paraburgimit është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se personi ka kryer veprën penale ‘Përvetësim në shërbim’.
​Njëkohësisht, gjykata vlerësoi se ekzistojnë rrethana që tregojnë rrezikun e arratisjes, si dhe mundësinë e ndikimit mbi dëshmitarët dhe dëshmitë gjatë procedurës. Gjykata do të vazhdojë të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore dhe në interes të udhëheqjes efikase dhe të ligjshme të procedurës”, thuhet në kumtesën e Gjykatës Themelore Penale Shkup.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.