Fillon Panairi i Librit me mbi 60 botues dhe më shumë se 130 promovime

featured
Press Online
23 Prill 2026, 09:07

Me moton “Hape një dritare drejt botëve të reja” nga sot deri më 29 prill në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup do të mbahet Panairi i 38-të i Librit, hapja e të cilit këtë vit përkon me Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtës së Autorit.

Gjatë shtatë ditëve të panairit organizatorët nga Panairi i Shkupit presin 30.000 vizitorë, më shumë se 130 promovime të titujve dhe autorëve, si dhe pjesëmarrjen e mbi 60 shtëpive botuese. Është paralajmëruar një program i pasur me zbritje të veçanta dhe promovimeve të botimeve të reja, takime me autorë, panele letrare dhe punëtori interaktive.

“Panairi i Librit mbetet një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore, i cili bashkon publikun nga i gjithë vendi dhe nga jashtë, e nxit kulturën e leximit dhe krijon hapësirë për lidhje mes autorëve, botuesve dhe lexuesve. Në vitet e fundit vërehet veçanërisht një rritje e pranisë së gjeneratës së re, e cila gjithnjë e më shumë po i kthehet formës së shtypur të librave dhe kontribuon në pjesëmarrjen e lartë në ngjarje”, thuhet në njoftim.

Ndër mysafirët ekskluzivë të autorëve të huaj është autorja amerikane e trilerëve psikologjikë, Sara Pekanen, si pjesë e programit të “Ars Lamina”, përmes shtëpisë botuese “Dua libra” vjen shkrimtarja italiane Viola Ardone – autore e librit të njohur “Treni i fëmijëve”, i cili tashmë ka marrë edhe adaptimin e tij në “Netfliks”. Në stendën e qendrës botuese “TRI” do të jetë i pranishëm autori holandez Hajs Vilbrink, “Antolog” i cili ka paralajmëruar pjesëmarrjen e autores së trilerëve Irsa nga Islanda, ndërsa shkrimtari çek Jirzhi Hajiçek është mysafir special i “Slavika Libris”.

Orari i punës së Panairit të Librit është nga ora 10:00 deri në orën 20:00. Me çdo biletë të rregullt të blerë për panairin do të dhurohen fonde për SOS Fshati i fëmijëve. Biletat janë të disponueshme edhe onlajn në: https://www.karti.com.mk/saem-na-kniga-2026.nspx

Panairi i Librit edhe këtë vit mbështetet nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit. Në mënyrë solemne do të hapet sot në orën 13:00, në prani të organizatorëve të tij dhe përfaqësuesve të shtëpive botuese, si dhe kryetarit të Shkupit, Orce Gjorgjievskit. Sipas njoftimit të organizatorëve, panairin zyrtarisht të hapur do ta shpallë presidentja e shtetit, Gordana Siljanovska-Davkova.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.