Arrestohet ish-kryetari i FFM-së, Muamed Sejdini: Dyshohet për keqpërdorimin e 700.000 eurove të UEFA-s

featured
Press Online
23 Prill 2026, 08:33

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Muamed Sejdini, është arrestuar në një aksion të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të realizuar në koordinim me Prokurorinë Publike, mëson “Skopje1” nga burime brenda hetimit, përcjell PressOnline.al

​Sipas informacioneve fillestare, ai dyshohet për përvetësimin e rreth 700.000 eurove, mjete këto të ndara nga UEFA për FFM-në, të dedikuara për mbështetjen dhe ndërtimin e tribunës në Ohër.

​Jozyrtarisht, dyshimet për keqpërdorime janë konstatuar pas ardhjes së udhëheqësisë së re të federatës, pas së cilës rasti është denoncuar në institucionet kompetente.
​Hetimet janë në vijim e sipër, ndërsa nga institucionet deri më tani nuk ka detaje të tjera rreth rastit.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter

Sohbet sistemi şu anda aktif değil. Lütfen daha sonra tekrar deneyin.