Qindra policë kanë paditur Ministrinë e Punëve të Brendshme pasi kjo e fundit nuk ua ka paguar kompensimet për orët e punuara shtesë jashtë orarit në përputhje me marrëveshjen për punë siç u takon.
Mbi një mijë padi janë dorëzuar vetëm në tre muajt e fundit, respektivisht në shkurt, mars dhe në 20 ditë të prillit.
Siç na njoftuan nga Gjykata Civile, në muajin shkurt sipas të dhënave nga sistemi operativ AKMIS, e që përfshinë të gjitha gjykatat në RMV, në muajin shkurt janë dorëzuar 458 lëndë për kompensime të pa paguara.
Në muajin mars janë regjistruar 506 ndërsa gjatë muajit prill 911 lëndë.



