Zakonjshek: Në Bruksel po kërkohet zgjidhje për problemin e shoferëve në Shengen

featured
23.09.2015., Bajakovo - Kamionske guzve na granicnom prijelazu Bajakovo iz sata u sat sve su vece. Dio prometa preusmjerava se kod Zupanje prema Brckom (BiH). Vozaci su nervozni, a neki cekaju vec danima. Vozaci tvrde da se u pojedinim kamionima roba pocela kvariti. Photo: Ivica Galovic/PIXSELL
Press Online
21 Prill 2026, 13:31

Drejtori i Komunitetit transportues, Matej Zakonjshek thotë se po punohet për të zgjidhur kohëzgjatjen e qëndrimit të shoferëve profesionsitë në zonën e Shengenit për çka thotë se në Bruksel po mbahen takime të rregullt, proces në të cilin lehtësues është Komuniteti transportues.

Zakoshnjek sot para Komisionit kuvendor për çështje evropiane i prezantoi gjetjet kyçe nga Raportet vjetore për vitin 2025 të Komunitetit ndërkombëtar – Komunitetit transportues.

“Sa i përket transportuesve profesionistë, jam shumë i vetëdijshëm për këtë problem. Si Komunitet transportues jemi lehtësues mes të gjitha palëve të ndryshme të cilat janë përgjegjëse me qëllim që të gjejmë zgjidhje e cila do të adresojë disa nga këto çështje. Në Bruksel ka takime të rregullta për atë çështje ku i shohim të gjitha aspektet – cilat janë problemet dhe cilat janë zgjidhjet afatshkurta dhe afatgjata, me qëllim që mtë gjendet zgjidhja. Me rëndësi është të kuptohet se sa e rëndësishme është kjo çështje për transportuesit dhe mendoj se për atë të gjithë shohin në drejtimin e njejtë. Edhe asociacioni i Maqedonisë së Veriut i transportuesve profesionistë është shumë aktiv rreth kësaj çështjeje, çdoherë sjellë shembuj dhe zgjidhje të mundshme. Jemi këtu, të jeni të bindur se jemi aktivë rreth kësaj çështje aq sa mund të jemi, e gjithsesi kemi edhe mundësi të kufizuara sepse ajo është rregull e Shengenit. Gjithsesi të jeni të bindur se punojmë në këtë drejtim”, tha Zakonjshek, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të LSDM-së Mitko Trajçullovski se çfarë po ndërmerret për tejkalimin e problemit të transportuesve profesionistë.

Kryetari i Komisionit për çështje evropiane, Antonio Milloshoski porositi se në interes të të gjithëve në Evropë është çështja e transportuesve të zgjidhjet në në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Lidhur me transportuesit, ajo që na ndihmon plotësisht është se ka oda tregtare dhe biznesmenë që janë jashtë Maqedonisë ndërkaq kanë bashkëpunëtorët e tyre këtu. Në Maqedoni ka investime të huaja që punojnë dhe eksportojnë produkte për industrinë gjermane, austriake të automobilave, për Sllovakinë dhe vende të tjera. Ndërprerja e atij zinxhiri të bashkëpunimit ose vonesa kohore, një ditë, dy, tre ose më shumë, e rritë çmimin e transportit dhe çmimin e produktit përfundimtar. Është në interes të të gjithëve në Evropë që kjo çështje të zgjidhet në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë majit, pres të kem një vizitë nga një delegacion i lartë nga Kroacia dhe, ndër të tjera, të diskutojmë këtë temë në kuadër të sistemit ekzistues që sigurisht nuk mund të ndryshohet, të gjejmë vende ku ka vullnet të mirë në nivel operativ në mënyrë që këto sfida ose pengesa në transport të tejkalohen”, tha Milloshoski.

Gjatë debatit, deputetja nga VMRO-DPMNE, Eli Panova kërkoi përgjigje nga Zakonjshek për qëndrimin në kufijtë drejt BE-së pas zbatimit të sistemit të ri për hyrje dhe dalje.

Zakonjshek theksoi se ulja e kohës së pritjes dhe rritja e kapaciteteve për qarkullim më të mirë në kufij kërkon bashkëpunim në sektorë të ndryshëm nga sistemet e të dyja palëve të kufijve, dogana, inspektimet sanitare, policia …, ndërkaq përkujtoi edhe përfitimet nga vendosja e projektit “Korridore të gjelbra” për trsnsportin e kamionëve. Në drejtim të uljes së kohës së pritjes në kufij, që tha se ende është e gjatë, është Programi për siguri dhe transport të qëndrueshëm përmes të cilit nga fondet evropiane janë ndarë 54 milionë euro për investime në infrastrukturat dhe zgjidhjet TI në 11 vendkalimet e identifikuara kufitare dhe mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. “Nuk bëhet fjalë vetëm për këmbim të të dhënave, por duhet të ketë edhe përmirësime infrastrukturore, TIK zgjidhje … Punojmë në këtë drejtim”, theksoi Zakonjshek.

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter