Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Skandal arsimor në Shkup, regjistrime të dyshimta në studime pasuniversitare

Press Online21 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Fakulteti Filozofik në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” – Shkup duhet të veprojë sipas konkluzioneve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit (ISHA), i cili gjatë një mbikëqyrjeje të jashtëzakonshme ka konstatuar parregullsi në procesin e regjistrimit të studentëve në studimet e ciklit të dytë (master) dhe të tretë (doktoraturë).

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, deklaroi se fakulteti tashmë ka filluar të veprojë sipas vërejtjeve të inspektoratit dhe se Ministria është në pritje të raportit përfundimtar, pas të cilit do të merret edhe vendimi final institucional për rastin.

“Janë konstatuar parregullsi në Fakultetin Filozofik, por jo në regjistrimin në studimet e ciklit të parë, por në regjistrimet në ciklin e dytë dhe të tretë të studimeve. Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka vepruar, ka nxjerrë konkluzione dhe e ka informuar fakultetin, i cili duhet të veprojë. Sipas informacioneve që kam, fakulteti është duke vepruar dhe unë po e pres raportin përfundimtar, në mënyrë që pas skadimit të afatit për veprim, si ministre e autorizuar në këtë fushë, të marr edhe vendimin përfundimtar”, deklaroi Janevska, përcjell PressOnline.al

Sipas të dhënave të publikuara nga MKD.mk, studentë pa përfunduar studimet universitare janë regjistruar në programe master dhe më pas edhe në doktoraturë në Fakultetin Filozofik, duke mos i përmbushur kushtet e përcaktuara me Ligjin për Arsimin e Lartë.

Pas konstatimeve të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, këtyre studentëve u janë ndërprerë studimet.

Rasti, sipas të njëjtave burime, përfshin rreth një duzinë studentësh të regjistruar në studimet master dhe doktoraturë. Regjistrimi në studimet master në këtë fakultet kushton rreth 2.000 deri në 3.000 euro, ndërsa studimet e doktoraturës kushtojnë rreth 5.000 deri në 6.000 euro.

Studentët, pas ndërprerjes së studimeve, kanë kërkuar kthimin e mjeteve të paguara për regjistrim, por deri tani nuk kanë marrë përgjigje nga zyra e dekanit.

Jozyrtarisht, disa prej tyre kanë angazhuar edhe përfaqësim ligjor, ndërsa pas ndërhyrjes së Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, situata është zhvendosur edhe në nivel administrativ brenda fakultetit.

Dekan i Fakultetit Filozofik është Oliver Bakreski, i cili gjatë periudhës kur janë kryer regjistrimet ka ushtruar funksionin e prodekanit.(PressOnline.al)

Previous ArticleFilipçe: S’ka rrezik nga ndryshimi i Kushtetutës, e vërteta është se VMRO-ja nuk dëshiron kontroll nga prokuroria evropiane
Next Article Videolotaria Casinos Austria mbështet jubileun e 25-të të Evenimentit Vienez në Maqedoni

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.