Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Kërkesa për ekstradimin e Gruevskit ka skaduar, nuk ka kërkesë aktive

Press Online21 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe kryeministri Hristijan Mickoski nuk tregojnë interes për të rikthyer ish-kryeministrin Nikola Gruevski në vend, raportoi media hungareze Telex. Edhe pse qeveria e mëparshme e LSDM-së këmbënguli në ekstradimin e tij nga Hungaria, ku ai gëzon azil politik, kjo kërkesë tani ka skaduar dhe qeveria e re nuk e ka rinovuar atë deri më tani, raporton SDK.

Aktualisht nuk ka një urdhër arresti aktiv të Interpolit për të, gjë që e lehtëson më tej pozicionin e tij në Budapest.

Akoma po udhëtojnë përmes postës përgjigjet e kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë drejt gjykatave, prokurorisë dhe Ministrisë për Punë të Brendshme për dorëzimin e dosjes së Gruevskit.

Profesori Tamash Hofman sqaroi se edhe në rast të tërheqjes së azilit, Gruevski nuk do t’u dorëzohet automatikisht autoriteteve në Maqedoninë e Veriut. Hungaria nuk ka bazë ligjore për ta ndaluar dhe ekstraduar atë pa një kërkesë të vlefshme nga qeveria e RMV-së ose një urdhër arresti ndërkombëtar.

Pas deklaratave të fundit të kryeministrit të ardhshëm hungarez Peter Magyar, i cili fitoi në zgjedhjet e 12 prillit, se nuk ka vend për kriminelë ndërkombëtarë në Hungari, Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë njoftoi se kishte kërkuar informacion nga gjykatat në lidhje me Gruevskin, në mënyrë që të vazhdonte më tej.

Kryeministri aktual i Maqedonisë, Hristijan Mickoski, tha se nëse Gruevski kthehet në vend ai do të përfundojë në burg. Lidhur me ekstradimin e mundshëm, në deklaratën e tij të fundit kryeministri tha se i arratisuri fillimisht duhet ta humbasë statusin e azilantit në Hungari.

“Në rastin tonë, ish-kryeministri ka azil. Për të dërguar një kërkesë për ekstradim, duhet të ndiqet së pari një procedurë, për ta tërhequr statusin e azilantit. Kjo është gjëja e parë. Nëse e dërgojmë tani, do të marrim një përgjigje negative. Mund ta dërgojmë nesër, pa problem, por le t’i shohim gjërat në një mënyrë më substanciale”, tha Mickoski më 17 prill.

Gruevski u arratis në nëntor të vitit 2018, pak para datës kur duhej të hynte në burg për të vuajtur një dënim dyvjeçar me burg për rastin “Tanku” për blerjen e paligjshme të Mercedesit të blinduar. Ekzekutimi i këtij dënimi vjetërsohet në vitin 2024.

Për momentin kundër tij ka dy vendime të plotfuqishme. Njëri është dënimi i lartpërmendur me nëntë vjet për lëndën “Parcelat në Vodno”, i cili vjetërsohet në shkurt të vitit 2043, ndërsa i dyti për rastin “Dhuna në Qendër”, ku ai është dënuar me një vit e gjysmë, e që vjetërsohet në shtator të vitit 2027.

Raste aktuale gjyqësore në të cilat po gjykohet Gruevski në mungesë janë “Titaniku” për parregullsi zgjedhore dhe “Talir 2” për ndërtimin e paligjshëm të selisë së VMRO-DPMNE-së.

Previous ArticleÇfarë i ndodh trurit tuaj kur hani peshk rregullisht
Next Article PSG bën ofertën e parë marramendëse për Julian Alvarez, përfshin edhe një lojtar

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.