Close Menu
Press OnlinePress Online
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Më të rejat

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

28 Nëntor 2026

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

28 Nëntor 2026
Press OnlinePress Online
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT
24.2° C Shkup ▼
Facebook Instagram YouTube TikTok
  • BALLINA
  • MAQEDONI
  • EKONOMI
  • KOSOVË
  • SHQIPËRI
  • GLOBI
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHOWBIZ
  • LIFESTYLE
  • TEKNOLOGJI
Press OnlinePress Online

Ligji për arsim të lartë, Selmani: Ligji dëmton universitetet shqiptare

Press Online19 Prill 2026 MAQEDONI
Facebook LinkedIn WhatsApp Email Twitter Copy Link

Profesori universitar Bashkim Selmani kundërshton propozim-Ligjin për Arsimin e Lartë duke vlerësuar se ndryshimet e fundit nuk adresojnë problemet reale të sistemit, por kanë karakter formal dhe politik, duke rrezikuar funksionimin dhe zhvillimin e universiteteve. Selmani vë theks të veçantë te fakti se ligji, sipas tij, favorizon Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi”, ndërsa dëmton drejtpërdrejt universitetet shqiptare, të cilat i cilëson si më të reja dhe me nevojë për zhvillim të mëtejshëm, përfshirë avancimin e kuadrove dhe programeve akademike. Një ndër kritikat kryesore lidhet me mungesën e një indeksi shtetëror të integritetit akademik. Ai thekson se ligji nuk trajton çështje thelbësore si korrupsioni në arsimin e lartë, nepotizmi, politizimi i universiteteve, mungesa e vetingut në thirrjet akademike, si dhe pabarazitë në qasjen ndaj publikimeve shkencore.

“Fatkeqësisht qëllimi i këtij ligji është të favorizojë Universitetin “Kirili dhe Metodi” dhe nga ana tjetër të godasë drejtpërsëdrejti universitetet shqiptare. Dhe kjo është ajo pjesa se, ne vlerësojmë se të gjitha universitetet shqiptare kanë reaguar në kohën dhe momentin e fundit sa i përket vlerësimeve të tyre, ndërhyrjeve, etj.. Mirëpo, a ka varshmëri dhe ku cënohet ose ku preket autonomia e çdo universiteti. Dihet se universitetet shqiptare janë relativisht të reja dhe kanë nevojë për avancime, plotësime, kuadro të reja, etj.. Nga ana tjetër shohim se brenda viteve jo vetëm që janë goditur në aspektin sistematik, Universiteti i Tetovës arriti të mos ketë doktoratura për shkak të një pabaze, mbështetja e rangimit sa i përket universiteteve dhe kjo e bën që drejtpërsëdrejti jo vetëm të plotësohen ato rrethana ku duhet bërë por kemi ndërhyrje të drejtpërdrejtë sa i përket përfaqësuesve që në propozimin e parë ishte pesë antarë për ndërhyrjet në Këshill, tani siç duket e kanë ulur atë numër në tre.”, u shpreh profesori universitar Bashkim Selmani.

Selmani apelon që ligji të mos miratohet nga deputetët shqiptarë, duke theksuar se i ai nuk reflekton nevojat e universiteteve shqiptare.

“Çfarë parasheh? Drejtpërsëdrejti t’i godasë universitetet shqiptare dhe unë besoj se ngritja e zërit është bërë në aspektin e plotësimeve dhe detyrimeve të tjera mirëpo nuk është bërë në aspektin real dhe do të apeloj se jo vetëm që s’duhet të kalojë ky ligj por që në as një mënyrë nuk duhet të votohet nga përfaqësuesit dhe deputetët shqiptarë.”, u shpreh Selmani.

Nga ana tjetër, kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, kanë deklaruar se shtatë rektorët e universiteteve në vend janë pajtuar me përmbajtjen e ligjit, duke e konsideruar atë si hap përpara në drejtim të reformimit të arsimit të lartë. Megjithatë, profesori universitar insiston se pa përfshirjen e plotë të universiteteve shqiptare dhe pa adresimin e problemeve thelbësore, ky ligj rrezikon të thellojë pabarazitë ekzistuese në sistemin e arsimit të lartë në vend.

Previous ArticleMickoski: Nga 200 mijë “maqedonasit bullgarë” të Radevit votuan 250 persona
Next Article Partia e ish-presidentit Radev fiton zgjedhjet në Bullgari me 37,5 për qind

Lajme të ngjashme

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Shtatzënitë në moshë të mitur, një fenomen që vazhdon të shqetësojë Maqedoninë e Veriut

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Bekim Sali uron 28 Nëntorin: Tre momente historike që bashkojnë kombin shqiptar

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Izet Mexhiti: 28 Nëntori, dita kur zemrat e shqiptarëve rrahin si një!

28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kasami uron 28 Nëntorin: Na bashkoftë gjithmonë dashuria për gjuhën, flamurin dhe kombin, pavarësisht kufijve

28 Nëntor 2026 MAQEDONI
Lajmet e fundit

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin dhe kohëzgjatjen e pushimit mjekësor

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Nga 1 dhjetori fillojnë të zbatohen rregullat e reja për miratimin, kohëzgjatjen…

Çdo i dyti person në Zvicër është i shqetësuar për vendin e tij të punës

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Më shumë se çdo i dyti person i punësuar në Zvicër është…

Pagat mesatare në Evropë – cilat shtete paguajnë më shumë dhe cilat më pak?

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Paga mesatare vjetore për punonjësit me orar të plotë në Bashkimin Evropian…

Lukashenko: Nëse Ukraina i takon Rusisë, Moska duhet t’i kthehet Mongolisë

Press Online28 Nëntor 2026 GLOBI

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, ka vënë në pikëpyetje argumentet historike që…

Taravari për 28 Nëntorin: Çdo shqiptar përkulet me dashuri para flamurit të shqiponjave

Press Online28 Nëntor 2026 MAQEDONI

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka uruar 28 Nëntorin –…

© 2018 - 2026 PressOnline.al
  • IMPRESUM
  • MARKETING
  • KONTAKT

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.