Gruda: S’ka ndryshim qëndrimi për presidentin, s’duhet domosdoshmërisht të jetë i PDK-së

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka deklaruar se qëndrimi i PDK-së për zgjedhjen e presidentit nuk ka ndryshuar, duke theksuar se partia mbetet e hapur për kandidatë konsensualë.

Ai tha se PDK mund të propozojë kandidatë për president, por kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se ata janë vetëm të partisë.

“Jo, domosdoshmërisht nuk ka asnjë ndryshim të qëndrimit, ne i propozojmë kandidatët për president kjo nuk do të thotë që janë të PDK por mund të jenë edhe të PDK por gjatë diskutimeve e vendosim”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, hapi i parë duhet të jetë pajtimi me Lëvizjen Vetëvendosje për nisjen e procesit të propozimeve.

“Hapi i parë duhet të pajtohemi me VV-në që të bëjmë propozimet. Nëse pajtohemi, ne ua bëjmë të ditur atyre dhe publikut emrin e presidentit”, ka shtuar ai.

Gruda tha gjithashtu se PDK nuk ka marrë ftesë të re për diskutime, ndërsa çdo vendim për pjesëmarrje në takime do të merret nga kryesia e partisë.

https://www.youtube.com/watch?v=Tzg2M87Q_B8

Gruda: S’ka ndryshim qëndrimi për presidentin, s’duhet domosdoshmërisht të jetë i PDK-së
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter