Sheqeri në gjak jashtë kontrollit? Këto ushqime ‘magjike’ mund të ndryshojnë gjithçka!

featured
0
Shpërndaje

Ndani këtë postim

ose kopjoni lidhjen

Një regjim i balancuar ushqimor mbetet një nga armët më të forta për menaxhimin e rezistenca ndaj insulinës, një gjendje gjithnjë e më e përhapur që, nëse lihet pa kontroll, mund të çojë drejt diabeti tip 2.

Sipas studimeve shkencore, përfshirja e ushqimeve të pasura me lëndë ushqyese specifike ndihmon në stabilizimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Fibrat – “sekreti” për glicemi të qëndrueshme

Fibrat janë thelbësore, pasi ngadalësojnë përthithjen e glukozës dhe ndihmojnë në ruajtjen e ndjesisë së ngopjes. Ushqime si tërshëra, drithërat integrale, frutat dhe perimet janë zgjedhje ideale për kontrollin e glicemisë.

Omega-3 – kundër inflamacionit

Yndyrat e shëndetshme omega-3, që gjenden tek salmoni dhe sardinet, ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit, një faktor kyç i lidhur me rezistenca ndaj insulinës.

Magnezi dhe vitamina D – faktorë të nënvlerësuar

Magnezi luan një rol të rëndësishëm në metabolizmin e glukozës, ndërsa mungesa e tij mund të përkeqësojë ndjeshëm gjendjen. Në të njëjtën kohë, vitamina D ndikon në rregullimin e insulinës dhe funksionimin optimal të organizmit.

Proteinat – energji pa luhatje

Proteinat ndihmojnë në stabilizimin e energjisë gjatë ditës dhe reduktojnë luhatjet e sheqerit në gjak, duke parandaluar “krizat” e urisë.

Çfarë duhet shmangur?

Ekspertët paralajmërojnë për rrezikun e ushqimeve të përpunuara, sheqernave të rafinuara dhe pijeve të gazuara, të cilat shkaktojnë rritje të menjëhershme të glicemisë dhe përkeqësojnë rezistenca ndaj insulinës.

Sheqeri në gjak jashtë kontrollit? Këto ushqime ‘magjike’ mund të ndryshojnë gjithçka!
0

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

0/30 karakter